Pas publikimit të listës së këngëtarëve, të cilët do konkurrojnë në Festivalin e Këngës në RTSH, qarkulluan thashethemet për përjashtimin e Kastro Zizos nga konkurimi.

Por, për të sqaruar çdo lajm lart e poshtë, Kastro foli për herë të parë në emisionin”You & Me” në Energy Radio, ku shpërtheu publikisht ndaj drejtuesve të festivalit  e jo vetëm. Ndërkohë, për të njëjtën temë, Kastro mbrëmë ishte ftuar dhe në Top Show Magazine, ku u shpreh se nuk kishte shkuar në festivalin e RTSH-së për të fituar, por për të përçuar disa mesazhe të mira me këngën e tij, e cila siç tha ai vetë, kënga “I huaj” është vals i jetës me lotët e nënave, grave, emigrantëve dhe me këtë këngë donte t’u jepte shpirtin këtyrë njerëzve dhe këtij vendi, që mbeti në një tranzicion madhor.

Advertisement

Ai u shpreh gjithashtu se Eurovisioni është një festival i tillë, si ta bësh në Plug të Lushnjes një festival me lobime gay.  Në një moment, Kastro nuk u përmbajt duke thënë se ata që janë atje (struktura përzgjedhëse e festivalit) janë pazarxhinj, bastexhinj, që as nuk paguajnë dritat. Dhe në fund ka thënë se ky popull është dele.

Për më tepër shihni videot: