Të dhënat e vitit 2009 tregojnë se çdo vit humbet 30% e celularëve dhe se janë 800 programe në gjendje të infektojnë telefonat celularë. Nëpërmjet teknologjisë SMS Find përdoruesit do të mund të lokalizojnë telefonin e humbur. Me SMS Bloc nëpërmjet dërgimit të një mesazhi bllokohet telefoni edhe në distancë, ndërsa me SMS Clean eliminohen të gjitha të dhënat e memories. Ndërkohe me opsionin Parental Control mund të bllokohen telefonatat dhe mesazhet me numra të padëshirueshëm e gjithashtu të bëhet me dije se ku ndodhen fëmijët në çdo moment. Kaspersky Mobile Security është i disponueshëm me një çmim rreth 25 euro.