Karta e qytetarit, ja 20 të drejtat e garantuara me ligj

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.623, dt.26.10.2018, për “Miratimin e kartës së të drejtave të qytetarëve për përfitimin e shërbimeve publike” përcakton të drejtat e qytetarëve dhe biznesit për të përfituar shërbime nga institucionet që janë të autorizuara për dhënien e tyre.

Janë 20 të drejta që parashikohen në këtë kartë, që renditen si më poshtë vijon:

Advertisement

✅E drejta për informim;
✅E drejta dhe përdorimi i shërbimeve publike;
✅E drejta e tërheqjes nga kërkesa;
✅Mënjanimi i barrës mbi qytetarët dhe bizneset;
✅E drejta për trajtim të barabartë në ofrimin e shërbimeve publike;
✅E drejta për ndihmë aktive gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve;
✅E drejta për zgjidhje efektive;
✅E drejta për të proceduar kërkesën tuaj sipas radhës së aplikimit;
✅E drejta për marrjen e shërbimeve brenda afateve të arsyeshme;
✅E drejta për marrjen e një shërbimi në mënyrë transparente;
✅Alternativat në paraqitjen e kërkesës për ofrimin e shërbimeve;
✅E drejta për të mos u penalizuar për gabimet/pasaktësitë e institucioneve të administrartës shtetërore;
✅E drejta për ankimim;
✅Infrastruktura në ofrimin e shërbimeve publike;
✅Përgjegjshmëria ndaj qytetarëve dhe biznesit;
✅Mbrojtja e të dhënave personale, informacioneve apo sekreteve tregtare;
✅E drejta e këshillimit paraprak;
✅E drejta për shërbim cilësor;
✅Pjesëmarrja në përmirësimin e shërbimeve publike;
✅Publikim, informim dhe edukim.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pohon se mbetet e angazhuar me profesionalizëm në edukimin e tatimpaguesve, si dhe respektimin e këtyre të drejtave gjatë ofrimit të shërbimeve publike në praktikë nga punonjësit e saj.

Burimi: Monitor