Lajmi është konfirmuar nga një përfaqësues i Victoria’s Secret: Karlie Kloss do të mbyllë kontratën e saj të punës me kompaninë e të brendshmeve.
Kloss ka sfiluar për Victoria’s Secret që në 2011, dhe që atëhere është bërë një prej modeleve më të njohura të linjës.
“Unë dhe Karlie u takuam disa muaj më parë për të diskutuar ëndrrat e saj dhe të ardhmen e karrierës së saj” ka thënë Ed Razek. “Ndërsa flisnim u bë e qartë për të dy se ajo nuk do të kishte më kohë për të përmbushur detyrimet e saj ndaj nesh. Prandaj ramë dakort që ajo të largohej në përfundim të kontratës së saj.”
“Karlie është një vajzë e veçantë, mikeshë shumë e mirë, një person që unë e kam shumë përzemër. Padyshim ajo është një ndër modelet më të mira që kemi patur. E ardhmja e saj nuk ka kufij dhe gëzohem kur shoh sa mirë do të bëjë ajo. Karlie Kloss për ne do të jetë gjithnjë Ëngjëll.”