Kaq ishte! Donald Trump eleminon “Lotarinë Amerikane”.

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti të enjten planin e tij për reformimin e sistemit të emigracionit, duke thënë se do që të rekrutojë më të talentuarit. Propozimi për ndryshimin e ligjeve të emigracionit, vjen pas vitesh hapash prapa dhe ngecjesh.

Ne diskriminojmë kundër gjenive. Ne diskriminojmë kundër të shkëlqyerve. Kjo nuk do të ndodhë më me këtë miratim”, tha ai, duke shtuar se ligjet aktuale favorizojnë emigracionin e bazuar tek lidhjet familjare, ndërsa ai do që të jetë i bazuar tek merita.

Advertisement

Plani ka si synim ta largojë procesin e miratimit të kërkesave të emigracionit nga lidhjet familjare dhe nevojat humanitare. Sipas Shtëpisë së Bardhë, plani do të forcojë sigurinë e kufijve dhe të krijojë një sistem bazuar tek merita.

Plani do ta eliminonte krejtësisht programin e lotarisë amerikane, në bazë të së cilit u jepen karta të gjelbra 50,000 njerëzve nga vende me përqindje të ulëta imigrantësh në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump tha se ata që vijnë përmes lotarisë, janë njerëz me aftësitë të ulëta. 

/News31.al/