Këngëtarja ka anulluar performancën e saj në momentin e fundit, sepse nuk ndihej aspak në qejf dhe performanca argëtuese nuk shkonte aspak me gjendjen e saj shpirtërore. Thuhet se Gaga do të veshë diçka të zezë, do të ngjitet në skenë e vetme dhe do të performojë versionin akustik të TELEPHONE apo DANCE IN THE DARK. Ish planifikuar që këngëtarja të ngjitej në skenë me një makinë me instrumente muzikore dhe se do të vishte një “fustan uji”, të cilin askush nuk e ka parë, e midis të tjerash do të këndonte edhe këngën POKER FACE. “Koreografia finale e Gaga ish përfunduar me kohë”,‐ ka thënë një burim i brendshëm i BRIT AWARDS për THE SUN.