Kanye West urinon mbi çmimin ‘Grammy’: “Industria e muzikës është kthyer në anije të madhe skllevërish”

Kanye West është kategorikisht kundër industrisë së muzikës dhe këtë e vërtetoi edhe më shumë me anë të statuseve në Twitter. Kanye e konsideron biznesin muzikor si “anije moderne e skllevërve”, e këtu ka futur edhe NBA.

Reperi ka ngritur si problem faktin se artistët i fitojnë miliardat jashtë muzikës, por jo brenda saj. Në kontratat e nënshkruara, pjesën më të madhe të fitimeve i marrin producentët dhe studiot e prodhimit, ndërsa këngëtarët kanë si përgjegjësi performancat dhe turet e ndryshme. Kjo, i shtyn këta të fundit të lidhen me sponsora dhe kompani të ndryshme, për të qenë imazh, në mënyrë që të sigurojnë të ardhurat për të përballuar jetën e luksit që bëjnë yjet e muzikës.

Advertisement

Për “t’i vënë kapakun” të gjitha ankesave, Kanye ka postuar një video duke urinuar mbi një çmim ‘Grammy’. Ka qenë kjo arsyeja pse Twitter i ka bllokuar llogarinë Kanye-t për 24 orë. Mesa duket, reperi është në një fazë të jetës ku mendimet ka vendosur t’i shprehë pa dorashka.