Kanye West ka lënë pas bashkëshorten e tij, Kim Kardashian, si dhe futbollistin Cristiano Ronaldo, në një klasifikim të fundit.
Revista prestigjioze “TIME” e ka shpallur atë si njeriun me më shumë ndikim në internet.
Revista e argumenton zgjedhjen e saj me faktin se, ylli i hitit “Love Lockdown” ka “perfeksionuar artin e përdorimit të Twitter”-it, ndaj meriton edhe trofeun e këtij klasifikimi.
Në këtë listë është edhe prezantuesi britanik, James Corden.