Kanye West kujton të ëmën në ditëlindjen e saj

Të martën në mbrëmje Kanye West ka shfaqur anën e tij emocionale duke kujtuar ditëlindjen e nënës në një mënyrë të veçantë.
Reperi ka shpërndarë në llogarinë në Twitter një mesazh dedikuar nënës, Donda West, dhe vajzës North.
“Nori më pyeti nëse aeroplani mund ta marrë dhe ta sjellë në parajsë për të të parë dhe uruar ty ditëlindjen. Të dua mami!” ka shkruar ai në Twitter.
Bashkangjitur mesazhit të tij Kanye ka postuar një foto me të ëmën, e cila ndërroi jetë në vitin 2007 pas komplikimeve nga një procedurë kirurgjikale.

Advertisement