Kanye West e nisi vitin e ri me publikimin e një kënge të re. “Only One” është një baladë e ndjerë, ku reperi i këndon vogëlushes së tij North West, parë nga këndvështrimi i nënës së tij Donda West, e cila u nda nga jeta më 2007-ën. Kënga është shkruar në bashkëpunim me Sir Paul McCartney dhe është shumë e bukur. Një material që dëshmon më së miri përse Yeezy është gjithnjë një hap përpara kolegëve të tij repistë. Ai shikon dhe dëgjon disa gjëra në muzikë që tw tjerët thjesht nuk i dëgjojnë e nuk do t’i dëgjojnë kurrë. Ja tek e keni e n’a thoni si ju duket “Only One”?
http://youtu.be/iUMOQct042g