Kanye ndërpret bashkëpunimin me reperin e njohur vetëm sepse ai është mik me Pete Davidson

Kanye West nuk ka ndërmend të ndalojë së luftuari për Kim Kardashian dhe mënyra si ka zgjedhur ta bëjë këtë është duke sulmuar të dashurin e saj, Pete Davidson.

Në një foto të kapur nga paparacët të Pete dhe Kim, të realizuar muajin e kaluar, Kanye shkruan:

Advertisement

“Shikoni këtë kokëboshin! Pyes veten nëse Instagrami do të mbyllë faqen time sepse po ofendoj ish të dashurin e Hilary Clinton”.

Kjo vjen disa javë pasi reperi publikoi këngën e re me The Game, ku repon se do të donte ta rrihte Pete Davidson.

Por inati i tij ndaj Pete nuk mbetet me kaq, Kanye ndërpreu bashkëpunimin me reperin Kid Cudi, sepse ky i fundit është mik me Pete, të cilit Kanye i referohet si “Skete”.

“Arsyeja që i kërkova Cudi-t që të paktën të fliste me Skete është sepse për vite me radhë Cudi gjithmonë thoshte se ishim unë dhe ai kundër të gjithëve,” tha West. “Tani që po luftoj për familjen time ai nuk është pranë meje, kjo është diçka më e madhe se muzika. Unë e dua Cudi-n dhe gjithmonë do ta dua, por Donda2 ka të bëjë me kthimin në atë shtëpi të djegur, dhe jo të gjithë do të jenë gati për tym.”

Sipas Cudi-t, ai dhe West e kishin diskutuar tashmë këtë çështje privatisht dhe shtoi se ky reagim i reperit në mediat sociale është vetëm për vëmendje.