Tashmë edhe pak javë na ndajnë nga fundi i vitit dhe, siç është zakon për çdo fundvit, revista “Time” emërton “Personin e vitit”, i cili ka bërë bujë në vitin që po lëmë pas.
Pas votimit të shpallur në mes të nëntorit, “Time” ka publikuar listën e finalistëve, të cilët janë pretendentët për të rrëmbyer çmimin prestigjioz dhe për të qenë fytyra e re e botimit të fundit për 2016-n.
Cilët janë ata?
- Simone Biles – lojtarja olimpike që fitoi 4 medalje ari dhe 1 bronzi në Rio de Janeiro 2016.
- Hillary Clinton – ish-Zonja e Parë amerikane dhe kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së.
- Shkencëtarët e CRISPR – shpikësit e teknologjisë që modifikon ADN-në.
- Recep Tayyip Erdoğan – president i Turqisë.
- Nigel Farage – drejtues i fushatës së britanikëve për të lënë BE-në.
- The Flint Whistleblowers – banorët e fshatit që tërhoqën vëmendje për ujin e helmuar në Flint, Michigan.
- Beyonce – krijuesja e albumit më të përfolur këtë vit, me një performancë në Superbowl që shkaktoi debate dhe performuese në stadiumet më të mëdha të globit.
- Narendra Modi – kryeministër i Indisë.
- Vladimir Putin – president i Rusisë.
- Donald Trump – president i zgjedhur i SHBA-së.
- Mark Zuckerberg – krijues, themelues dhe drejtues i Facebook-ut.