Kam rilindur!

“Kam bërë një mal me gjëra përpara se të realizoja albumin tim më të fundit. Kam marrë pjesë tek THE VOICE dhe kam kaluar një divorc. Tani mund t’ju them me bindje sa kam rilindur për të dytën herë”,- ka pohuar këngëtarja. E divorcuar dhe e lumtur, Aguilera është gati të hedh një hap tjetër të madh në karrierën e saj. Pas divorcit me producentin amerikan Jordan Bratman dhe pas eksperiencës si gjyqtare tek The Voice, këngëtarja do t’i rikthehet muzikës me një album të ri, i cili do të paraprihet nga singëlli ‘Your Body’. Titulli i albumit të saj nuk është bërë ende i ditur.

Advertisement