Kam ende frikë të këndoj live!

Pamvarësisht suksesit planetar, këngëtarja pranon se vazhdon të ketë akoma frikë të këndojë live. Gjatë intervistës ajo ka pohuar se vazhdon të emocionohet akoma shumë kur del në skenë dhe një nga momentet më të bukura për të është kur fëmijët i lënë arushat e tyre.

Gjithashtu artistja ka pohuar se një nga pasionet e saj më të mëdha është kinematografia. Menjëherë sapo t’i ofrohet mundësia e parë, ajo do t’a eksplorojë edhe këtë fushë. Megjithatë sipas Lana-s të gjitha momentet që xhiron në klip, i konsideron si mini sekuenca të një filmi.

Advertisement