“Kam bërë seks boll, ndaj…”- Pornostarja e njohur bëhet pjesë e “Big Brother Vip Kosova”…

Pornostarja e njohur Alby Rydes është bërë pjesë e spektaklit “Big Brother Vip Kosova” mbrëmjen e së premtes.

Alby është paraqitur me një shqipe të rrjedhshme dhe duket se nuk e ka vështirë që të adaptohet në ambientin e shtëpisë.

Advertisement

Ajo ka thënë se në Big Brother do ta paraqesë një anë tjetër të saj që nuk e njohin publiku shqiptarë.

Alby Rydes zbuloi se është “single’ ndërsa zbuloi se është nënë e një vajze 4-vjeçare, e cila i ka dhënë porosi të fitojë BBVK që të blejnë një shtëpi.

Alby Rydes ka mbërritur në Kosovë disa ditë në parë dhe ka qenë reperi i njohur shqiptar, Don Xhon që ka postuar një video me të në InstaStory.

“Jam shoferi yt sot”,- ka shkruar reperi.

Alby jeton në Miami Florida prej vitesh ku është përfshirë në industrinë e seksit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Origjina e saj është e përzier, shqiptaro-kubaneze dhe ka filluar performancat e saj në filmat hard në vitin 2013.