Ka një fëmijë sekret?!?

Thuhet se reperi ka një fëmijë 9 vjeç, që e ka mbajtur sekret për gati një dekadë. Një fëmijë sekret, të cilin e ka me modelen Shenelle Scott, i mbajtur larg nga bota dhe e shoqja. Lajmin e ka bërë publik Jerard Andrews, babai i një ish partneri të Shenelle. Sipas këtij të fundit, Jay –Z e ka paguar 1 milion $ për t’a mbajtur gojën mbyllur dhe për të mos i treguar kujt për djalin Malik Sayeed, duke qenë se vetëm 2 javë pas lindjes së tij disa teste ADN-je kanë treguar se i ati ishte pikërisht Jay – Z.

Akuza shumë të rënda këto të bëra nga Jerard Andrews, i cili ka vazhduar të thotë: “Jay –Z po e mban Shenelle. Ajo ka marrë 1 milion $ dhe ka blerë shtëpi në Trinidad, ku jeton me gjithë familjen”. Stafi i reperit për momentin nuk ka thënë asgjë. Shpresojmë që këto deklarata të jenë veç gënjeshtra sepse nuk duam që fort e dashura jonë Beyoncè të shqetësohet.

Advertisement