Aktorja ka konfirmuar se duhet të kalojë ende kohë që binjakët e saj Hazel Patricia dhe Phinnaeus Walter (7 vjeçarë) dhe Henry Daniel (4 vjeç e gjysëm) të shohin një film të mamit në ekran. Madje Roberts thotë se duhet të presin akoma për të parë edhe filmin e saj të fundit MIRROR MIRROR ku luan Mbretëreshën. “Mendoj se janë shumë të vegjël për të parë rolet që unë luaj. Do të vijë koha e duhur dhe padyshim do të jemi të lumtur që t’u tregojmë filmat, por kjo padyshim që nuk do të ndodhë në dy javë. Ato pak orë të këndshme përpara se të flemë i kalojmë së bashku si familje duke folur për ditën që kemi kaluar e duke lexuar libra. Më pas nuk ka as kohë për të parë filma sepse vjen ora për të shkuar në shtrat”,- ka thënë aktorja.