Oh Justin!

Jo vetëm që Justin Timberlake pritet të performojë në Super Bowl muajin në vijim, por muzikanti tani ka bërë të ditur se është gati të publikojë albumin e ri, i cili pritet të vijë pak para 2 shkurtit. “Man of the Woods” është si një vazhdim i The 20/20 Experience 1 and 2.

Advertisement

Më poshtë mund të ndiqni teaser-in zyrtar, ku pjesëmarrës është dhe miku i tij i ngushtë, Pharrell Williams. Rreth këtij projekti Timberlake ka thënë: “Ky album është frymëzuar nga djali im, bashkëshortja ime, familja ime, por më së shumti, nga vendi dhe origjina ime”.

Mezi po presim të shohim projektin e përfunduar!