Justin Timberlake – “Not A Bad Thing”

Nëse ishit duke pritur fytyrën e bukur të Justin Timberlake në videon e NOT A BAD THING, atëherë n’a duhet t’ju zhgënjejmë. Këtë herë ylli i popit ka zgjedhur të realizojë një mini dokumentar në vend të një videoje tradicionale muzikore. Me regji të Dennis Liu, videoja e dytë nga albumi THE 20/20 EXPERIENCE (PART 2 OF 2) tregon detajet e kërkimeve të një çifti që janë fejuar në Long Island Rail Road. Në përpjekje për të gjetur këtë çift dhe për të mësuar historinë e tyre, videoja kthehet në një dokumentar frymëzues mbi dashurinë.

Kërkimet për çiftin vazhdojnë… Frymëzohuni edhe ju nga ky realizim për NOT A BAD THING.

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/Vjty080jy60&showinfo=0&rel=0]