Më në fund cifti është gati të ndajë lajmin e madh! Justin Timberlake e ka festuar 34 vjetorin duke publikuar një foto të barkut (shtatëzënë) të së shoqes, Jessica Biel.
“Faleminderit të gjithëve për urimet! Këtë vit kam marrë dhuratën më të mrekullueshme të jetës. Mezi pres”, ka shkruar këngëtari.
Justin është ulur në gjunjë për të puthur barkun e Jessica-s, ndërsa mamaja e ardhshme ka mbuluar fytyrën.
Sa i përket gjinisë së fëmijës, “#DjalëapoVajzë #NukiDihet #AsNeNukeDimë #PoVëmëBaste”, ka shkruar Justin.
Lajmi i shtatëzanisë është përhapur që në Nëntor, por cifti kishte zgjedhur të mos jepte detaje nëse ishte e vërtetë apo jo.