Justin një këngë për gruan

Justin Bieber ka publikuar një version të ri të albumit të tij të fundit “Justice (The Complete Edition)”. Albumi përmban tre këngë të reja, “Red Eye”, “Angels Speak” dhe “Hailey”. Kjo e  fundit – siç sugjeron titulli – i kushtohet gruas së tij, me të cilën janë martuar tre vite më parë.  

Në refren Justin këndon: “Kjo jetë është e çmendur / Por më çoi në dashurinë tënde / Nëse më thërret do të vij përgjithmonë / Pa marrë parasysh çfarë, vogëlushe”. “Duke parë sytë e tu/ nuk mund të besoj se je e imja … Shkon përtej një obsesioni, e gjithë vëmendja ime / Asgjë nuk mund të krahasohet me ty / Çfarë të mire kam bërë? / Të mbaj ty çdo natë  / Asgjë nuk mund të krahasohet me ty”. 

Advertisement

Ndërkohë në dokumentarin e sapo publikuar “Justin Bieber: Our Worls”, këngëtari na jep një ide se kur mund të ishte koha e duhur që ai dhe Hailey Bieber të bëhen prindër. Dhe me sa duket mund të mos jetë larg! 🙂