Justin dhe Hailey Bieber drejt divorcit?

Pavarësisht thashethemeve për një ndarje të mundshme mes Justin dhe Hailey Bieber, marrëdhënia mes tyre duket se po shkon shumë mirë. Një person i afërt pranë çiftit e ka përgënjeshtruar lajmin për revistën “People”.

“Çifti po kalon shumë mirë. Nuk ka divorc, kjo nuk është e vërtetë. Ata janë shumë, shumë të lumtur”, thotë ky burim.

Advertisement

Si një nga çiftet më të famshëm në Hollywood, Justin dhe Hailey Bieber janë komentuar shpesh mbi marrëdhënien e tyre nga thashethemet për ndarje e deri te zënkat.

Megjithatë, këtë herë thashethemet për ndarje erdhën pasi babai i Hailey Bieber u kërkonte fansave të luteshin për çiftin duke bërë që shqetësimet të rriteshin.

Hailey është takuar për herë të parë me Justin në vitin 2009 kur ajo ishte 14 vjeç. Ata ndezën thashethemet për lidhje në vitin 2014, por nuk e konfirmuan publikisht romancën e tyre deri në vitin 2015.

U përfol për një ndarje, por u ribashkuan në 2018 dhe më pas u martuan po atë vit.