Justin Bieber reflekton mbi gabimet që ka bërë në të shkuarën

Justin Bieber po rikthehet në biznes me muzikë të re por edhe sjellje të re!
Këngëtari gjatë një interviste radiofonike ka thënë se po punon shumë këto kohë që të rifitojë imazhin e tij të mirë si edhe që të largojë ndikimet negative nga vetja.
“Dua që të më rrethojnë persona që më mbështesin dhe që më ndihmojnë të nxjerr më të mirën time, sepse ka shumë persona që do të dëshironin të më shihnin duke rënë”, ka thënë ai.
Ai ka reflektuar edhe mbi të shkuarën e tij.
“Nëse do të bëja dicka ndryshe? Me siguri nuk do të shkoja në Miami.” (Këngëtari është arrestuar në Miami në Janar 2014.)
Gjithashtu Bieber ka thënë se duhet të tregohet i kujdesshëm se kujt i beson, por sërish nuk dëshiron të jetë dyshues për këdo.

Advertisement