Justin Bieber nuk flet me mamanë

Në një intervistë për revistën Billboard, Justin Bieber ka treguar se prej dy vitesh ai nuk ka thuajse asnjë marrëdhënie me mamnë e tij.
Këngëtari për këtë fajëson sjelljet e veta prej “djali të keq”.
“Kam mbajtur distancë sepse ndihesha i turpëruar”, shpjegon ai.
“Nuk doja që ajo të ndihej e zhgënjyer por e dija që kështu ndihej. Për disa kohë nuk kemi folur, ndërsa tani do të duhet kohë për të rindërtuar besimin.”
Bieber thotë se për momentin të dy po punojnë për të rindërtuar marrëdhënien e tyre.

Advertisement