Justin Bieber i thotë lamtumirë Instagramit

Dy ditë më parë, Justin Bieber paralajmëroi fansat e tij se do ta bënte Instagramin e tij privat. Epo, ai e mbajti fjalën. Justin ka mbyllur ditën e sotme profilin e tij në Instagram, duke i lënë të gjithë fansat e tij të shokuar. Këto ditë, Bieber po kalon një kohë të vështirë në lidhje me të gjithë admiruesit e tij, pasi këta të fundit janë kundër lidhjes së tij me Sofia Richie-n. Madje, ai shkruajti edhe një status: “Do ta bëj Instagramin tim privat nëse ju nuk ndaloni urrejtjen tuaj. Nëse ju do të ishit me të vërtetë fansat e mi, nuk do të ishit  kaq të këqinj me ne.” Kjo nxiti edhe Selena Gomez të komentonte tek profili i këngëtarit duke nisur kështu një “luftë” virtuale mes ish-partnerëve. Në Twitter, Facebook dhe Instagram të gjithë fansat e tij janë tepër të zhgënjyer nga idhulli i tyre, por tashmë ata janë mësuar me të.

Advertisement