Justin Bieber hyn në biznesin e kanabis

“Pjeshkët”, “The Peaches” kështu quhet produkti i ri në treg i Justin Bieber. Këngëtari ka hyrë zyrtarisht në industrinë e kanabisit me këtë produkt barërash në sasi të limituar që vjen si një paketë cigaresh. “Peaches” bëhen ekskluzivisht nga marka e kanabisit “Palms Premium”. Të rriturit, pra mbi 18 vjeç dhe pacientët që trajtohen me kanabis mjekësor mund të blejnë këtë produkt që ka dalë në treg orej 4 tetorit. Aktualisht tregtohet në 4 shtete: Kaliforni, Nevada, Massachusetts dhe Florida.

Justin Bieber hyn në biznesin e kanabis

Advertisement

Përmendja e Bieber për kanabisin në këngën “Peaches” është frymëzimi për këtë produkt paraprak.

Justin Bieber hyn në biznesin e kanabis

“Unë jam një fans i Palms dhe asaj që ata po bëjnë duke e bërë kanabisin të arritshëm dhe duke ndihmuar në destigmatizimin e tij, veçanërisht për shumë njerëz që e konsiderojnë të dobishëm për shëndetin e tyre mendor. Doja të sigurohesha që po bëja diçka për ta dhe Peaches është diçka e mirë për të filluar”, tha Bieber.

Justin Bieber hyn në biznesin e kanabis

Një paketë kushton nga 50 deri në 60 dollarë, në varësi të tregut.