Justin Bieber është shpallur në kërkim

Justin Bieber do të arrestohet nëse udhëton drejt Argjentinës, pasi një gjykatës nga Buenos Aires ka dhënë vendimin. Bieber është në kërkim.
Ngjarja ka ndodhur në 2013, kur një fotograf deklaroi se Bieber kishte urdhëruar bodyguard-ët e vet që ta rrihnin.
Këngëtari duhet të paraqitej për tu marrë në pyetje në Nëntor, por me sa duket nuk e ka bërë këtë.
Gjykatësi gjatë dhënies së vendimit ka thënë: “Urdhëroj arrestimin e menjëhershëm të të akuzuarit.”
Zëdhënësit e Justin kishin thënë se cështja është zgjidhur por ja që sipas këtij gjyqtari kjo cështje nuk është mbyllur ende.

Advertisement