Justin Bieber dhe Usher mund të marrin frymë lirshëm tashmë  pasi janë përballur më së miri dhe me sukses  me një padi mbi të drejtat e autorit për këngën “Somebody to Love”. Gjyqtari e ka mbyllur çështjen ditën e enjte në favor të dy këngëtarëve. Padia është shkarkuar me paragjykim, që nënkupton se nuk mund të apelohet.

“Për shkaqe të arsyeshme, të gjitha pretendimet mbi këtë çështje kundër Justin Bieber Universal Music Corporation dhe Def Jam Recordings, një degë  e UMG Recordings, janë hedhur poshtë duke u quajtur paragjykime”,- është shprehur, gjykatësi federal Arenda L. Wright Allen.

Advertisement

Devin Copeland, një këngëtar i zhanrit R&B, që njihet me emrin e artit si De Rico dhe kompozitori Mareio Oberton ngritën padi kundër Justin Bieber dhe Usher me dëmshpërblim prej 10 milionë dollarësh në vitin 2013, duke pretenduar se kënga “Somebody to Love” është shkruar prej tyre në vitin 2008. Një gjykatës më parë është shprehur se kënga e Copeland dhe e dy këngëtarëve ka ngjashmëri në kor, duke bërë kështu që procesi gjyqësor të zgjatej deri tani.