Justin Bieber akuzohet për vjedhje kënge

Casey Dienel, një artiste e cila njihet në skenë me emrin White Hinterland, ka hedhur në gjyq Justin Bieber.
Këngëtarja pretendon se ai i ka vjedhur disa vokale nga kënga e saj “Ring the Bell” dhe i ka përdorur në hitin e tij “Sorry”.
Përvec Bieber dhe Skrillex, në padi përfshihet edhe Universal Music Group.
Dienel gjithashtu pretendon se basi, sintetizatorët dhe bateritë janë identike me ato të këngës së saj.
Këngëtarja kërkon një dëmshpërblim shifra e të cilit nuk bëhet e ditur, ndërkohë që kërkon edhe një pjesë të fitimeve që Justin ka patur nga kënga “Sorry”.

Advertisement