Ajo mund të cilësohet si një ndër këngëtarët me vokalin më  të mirë  të trevave shqiptare.

Po flasim për këngëtaren Juliana Pasha e cila na emocion gjithmonë me performancat e saj Live. Këtë herë ajo ka vendosur që të na tregojë hapur se kush është i preferuari i saj për të  përfaqësuar Shqipërinë  në Festivalin Europian këtë vit, i cili do të nis me 8 maj në Lisbonë të Portogalisë.

Advertisement

Ndërkohë me datat 21, 22 dhe 23 dhjetor në Pallatin e Kongreseve do të mbahet “Festivali Këngës”. Duket se Juliana pavarësisht mikeshave të saj që janë gjithashtu pjesëmarrëse në këtë festival, çmimin e parë me zemër ia uron vokalit më të bukur mashkullor, siç shkruan ajo, Eugent Bushpepës.

Ajo ka postuar këngën e tij në Instagram dhe i ka bashkangjitur një shkrim ku thuhet: Je vokali me i bukur mashkullor pa diskutim.
Te uroj me zemer fitore ne “Festivalin e Kenges” Rtsh.
Uroj qe zeri yt ta trondise skenen e Eurovizionit.
Nje pjese e madhe e artisteve qe marrin pjese ne Festivalin e Kenges jane miqte e mi. Nuk do te ishte e ndershme te filloja ti shperndaja te gjithe vetem prej miqesise.
Me pasterti i uroj te gjitheve suksese (ne vecanti dy mikeshave te mia Mariza Ikonomi dhe Orgesa Zaimi ??) por ky interpretim fantastik ma mori zemren qe me degjimin e pare.
Eugent Bushpepa ?????? Jam e bindur se po keshtu (ne mos me i fuqishem) do te jesh edhe live, ne skenen e Festivalit.