Julia Roberts ka mahnitur në reklamën më të re të parfumit “La Vie Est Belle” të Lancome.
Video nis me aktoren 48 vjecare të ulur në një tryezë darke, veshur me një fustan të bardhë me mëngë të gjata.
Fustani është një krijim i Alexandre Vauthier.
Do thoni ju përse shkëlqen aq shumë ky fustan? Po sepse në të, janë qepur me dorë mbi 700 gurë Swarovski!
Vetë stilisti ka thënë se sapo mendoi emrin e Julia Roberts, fustani ju shfaq si imazh në mëndje.
“Na duhej dicka shumë elegante por edhe pak sexy. Dicka shumë chic, nga e cila krijohen ëndërrat. Ideja ishte të krijonim një fustan ikonë që jo vetëm do përfaqësonte aktoren, por dhe do e lejonte atë të shkëlqente.”
Edhe makeup-i që ka përdorur Roberts sigurisht që është Lancome.
Sigurisht cdo bukuri dhe hir i saji shfaqet kur ajo ngrihet në këmbë, për të hapur muret duke dalë herën e parë në një festë dhe herën e dytë në një tarracë që shikon mbi Paris.
“Filmi tregon se si ajo nuk pranon të qëndrojë e mbyllur në një kuti të vogël si dhe tregon nevojën për të kërkuar të bukurën dhe arritjet personale”, ka thënë drejtori i Lancome, James Gray.