Martesa 13-vjeçare e Julia Roberts me kameramanin Daniel Moder duket se është pranë fundit. Aktorja 47-vjeçare është martuar me Moder që në vitin 2002 dhe kanë 3 fëmijë së bashku.
Sipas disa burimeve të revistës ‘OK!’, kjo martesë po shkon drejt fundit pasi Danny mendon se mes tyre nuk ka një partneritet të vërtetë. Burimet shtojnë se për shkak të disa fatkeqësive që Julia ka kaluar së fundmi, gjendja e saj emocionale nuk është e qëndrueshme.
“Ajo nis të bërtasë në një moment dhe më pas kërkon falje për atë çfarë ka bërë”, tregon burimi, duke bërë kështu që martesa e tyre të shkatërrohet.
Ata madje i kanë nxjerrë dy shtëpitë e tyre në shitje, duke përfshirë edhe apartamentin që kushtoi 4.5 milionë $ në Nju Jork, duke treguar se divorci i tyre është shumë pranë.