Dëshpërohet Justin Bieber

Justin Bieber ka thënë se është ndjerë shpesh herë i dëshpëruar gjatë punës për albumin e tij të ri, për shkak se dëshiron që ai të jetë perfekt.

21-vjeçari e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste për On Air With Ryan Seacreast, një ditë më parë.

Advertisement

“Kam punuar për një kohë të gjatë në studio, dua që njerëzit t’i dashurojnë këngët e mia, dua t’i frymëzoj ata dhe shpesh herë pyes vetëm a është mjaftueshëm, a është ky drejtimi që dua të shkoj”, është shprehur këngëtari.

Kjo arsye shpesh më shqetëson, ka thënë ai.

Gjatë kësaj interviste Bieber zbuloi edhe titullin e këngës së re “What Do You Mean”.