Genci Gestila është heroi 21-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, që ka kryer një akt të lartë trimërie në Londër, duke shpëtuar nga kthetrat e vdekjes një 20-vjeçare angleze, e cila ra në lumë dhe rrezikonte të mbytej.

Në momentin që vajza ra në lumë, Genci, po pinte birrë me miqtë e tij në një klub pranë urës në perëndim të Londrës. Ai nuk hezitoi të zhvishej dhe hidhej në ujërat e akullta të Tamizit për të shpëtuar jetën e vajzës angleze.
Nga fotot, 21-vjeçari duekt me trup muskuloz, njësoj si akori britanik Daniel Craig në fimat e James Bondit. Genci Gestila, i cili ka jetuar në Greqi ku ka shërbyer edhe në ushtrinë greke për 9 muaj në Spartë dhe ishullin e Samosit, tha për “Daily Mail” se ishte stërvitur për situata të tilla, duke u zhytur nëpër liqene të ngrira.

Advertisement

“Unë nuk mendova sesi do të ndikonte uji i ftohtë te mua, por thjesht doja të shpëtoja vajzën”, tha shqiptari.

Një amerikan dëshmitar okular, që vizonte Londrën i ardhur nga Nju Jorku, 52-vjeçari Phil Hardy tha se “ishte një momet dramatik dhe djaloshi 21-vjeçar tregoi një trimëri të pashembullt”.

Policët e ardhur në vendngjarje e cilësuan shqiptarin Genci Gestila “hero”. Pasi u qeras me një filxhan çaji të ngrohtë nga pronari i klubit, shqiptari me rrobat e bëra qull mori autobusin për të shkuar në shtëpi, jo larg nga vendi i ngjarjes, duke u shprehur se “shpresonte që vajza të mos kishte më probleme”. Vajza angleze ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Na bëhet zemra mal kur dëgjojmë histori kaq pozitive nga shqiptarët!