Në mes të lumit, ka vetëm një shtëpi dhe një pemë.
Ishulli më i vogël në botë i banuar ka vend vetëm për një shtëpi dhe një pemë. Pjesë e një arqipelagu prej 1864 ishujsh në Gjirin e Aleksandrisë që ndaj shtetin e Nju Jorkut me Ontarion në lumin St.Lawrence, ishulli ka një sipërfaqe prej vetëm 306 metrash katrorë, gjysmën e sipërfaqes së ishullit që mbante rekordin Guinnes, Bishop Rock.
Në vitin 1950, familja Sizelands belu ishullin dhe ndërtoi aty një shtëpi druri dhe një pemë, duke mos lënë më vend për asgjë tjetër. Por edhe pse familja në fjalë kishin menduar për të gjetur një cep ku të rrinin të qetë, ishulli shpejt u kthye në një pikë mjaft tërheqëse për turistët që lundronin në lumë.