Coveri i albumit LOUD është me të vërtetë shumë i bukur. Sigurisht Rihanna shfaqet si një yll i vërtetë, e thjeshtë, sensuale e seksi. Do të mundim të shijojmë gjithçka nga albumi në datën 16 Nëntor kur kjo punë e artistes të dalë në treg. Ndërkohë ONLY GIRL (IN THE WORLD), singëlli i parë që i paraprin daljes së albumit, ka rezultuar tejet i suksesshëm, madje ka arritur të renditet në vendin e tretë të klasifikimit të shitjeve.