Ai u bë i famshëm pas një fotografie nga burgu që u shpërnda menjëherë në mediat sociale në të gjithë botën, duke u cilësuar si i burgosuri më i bukur në botë.
Po flasim për Jeremy Meeks, i cili pas daljes nga burgu mori shumë oferta nga agjenci të ndryshme modelingu dhe sot po ndjek karrierën e tij në këtë fushë, duke zënë faqet e para të revistave dhe mediave rozë.
Përpos karrierës, Jeremy ka krijuar dhe një familje shumë të bukur me trashëgimtaren e Topshop, Chloe Green. Ata po presin fëmijën e parë së bashku, ndërkohë që Jeremy ka dhe tre fëmijë të tjerë me ish gruan Melissa Meeks, ku njëri është i tij, ndërsa dy të tjerë Melissa i kishte më bashkëshortin para Jeremy, por ai i ka adoptuar, duke i quajtur dhe ata fëmijët e tij.
Pra, Jeremy është në pritje të fëmijës së tij të katërt me të dashurën aktuale Chloe Green.