Le të kthehemi pas në kohë, në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000…me sigrui duhet të keni ndjekur serialin “Dawson’s Creek”.

Ishte një shfaqje televizive amerikane  e përqendruar në jetën e Dawson Leery (James Van Der Beek), mikes së tij më i mirë Joey Potter (Katie Holmes); shokut tjetër Pacey Witter (Joshua Jackson) dhe fqinjen e bukur Jen Lindley (Michelle Williams).

Advertisement

Shfaqja përfundoi në vitin 2003, por fansat dhe ndjekësit e këtij seriali nuk e kanë dhe tani kanë edhe një arsye për t’u gëzuar  pasi Entertainment Weekly ribashkoi katër anëtarët kryesorë të “dawson’s Creek” si dhe Busy Phillips (që luajti Audrey Liddell), Kerr Smith (i cili luajti Jack McPhee) Meredith Monroe (e cila luante Andie McPhee) dhe Mary Beth Peil (në rolin e Evelyn “Grams” Ryan). Revista e bëri këtë në nder të 20 vjetorit të shfaqjes.

Yjet kanë bërë një set fotografik mjaft të bukur, duke na ringjallur shperesën se do të sjellin ndoshta edhe një film?