Sot, Jozefina Topalli ka një datë të shënuar në familje. Djali i saj, Genari, ka ditëlindjen. Ajo e ka uruar atë “edhe 100” me anë të një fotoje ku janë bashkë dhe kanë mjaftuar dy orë për të marrë dhjetëra urime dhe mijëra pëlqime.

Këto ia kanë mbushur zemrën dhe më shumë mamasë së djalit që i ka falënderuar dhe uruar miqtë duke zbuluar një të fshehtë që e kuptojmë shumë mirë. “Ai per mua, si per cdo nene, edhe pse eshte sot dy pllambe me i gjate se une, mbetet djali i vogel, dobesia e mames”, ka shkruar ajo.

Advertisement

Me siguri, Megi vajza e madhe nuk ka pse të jetë xheloze. Në familje, Genari, edhe pse dy pëllëmbë më i gjatë, mbetet i vogli i dashur i familjes.

Vetëm që sot, një mbledhje e detyrueshme e grupit parlamentar të PD-së do e largojë pak Jozefinën nga familja dhe djali, nëse Genari është ende në Shqipëri. Nëse djali i deputetes nuk është kthyer ende në vendin ku studion, sigurisht do të kalojë kohë edhe me të dashurën e tij, Eva Murati.