Jonida Vokshi nxjerr në ankand një pikturë shumë të veçantë (Foto)

Kemi parë shpesh raste ku personazhet publike bashkohen dhe sensibilizohen për të ndihmuar shtresat vunerable të shoqërisë.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe moderatorja e Digitalb, Jonida Vokshi, e cila para pak ditësh kishte të ftuar në studio një vajzë me sindromën Down. Nëpërmjet një postimi në Instastory moderatroja ka nxjerr në ankand pikturën që Irma Nika ka realizuar gjatë emisionit “Thurje”. Vajza ja ka dhuruar pikturën Jonidës, por ajo ka vendosur ta shesë, duke lënë publikun ti vendosi çmimin asaj pikture, duke treguar se ndihma e fansave mund të jetë shumë herë më e rëndësishme për këta persona se vlera e pikturës.

Advertisement

“Irma Nika me sindromën Down më bëri këtë dhuratë për emisionin “Thurje” dhe e pikturoi live në studio. Një talent! Por këta njerëz me kaq shumë pozitivitet dhe talent kanë nevojë për përkrahje. Kështu që pavarësisht kënaqësisë që më dha kjo dhuratë spontane e Irmës, mendoj që është më e vlefshme për ta ndihma juaj, kështu që unë hap një ankand për këtë pikturë të bërë nga Irma në studion time. Një vajzë me sindromën Doën por me shumë talent. Ndihma juaj mund të jetë shumë herë më e rëndësishme për këta persona se vlera e kësaj pikture. Vlerësoni vetë ju talentin e Irmës dhe kjo pikturë është e juaja.”,- ka shkruar Jonida në Instastory.