Së fundmi është mësuar se moderatorja Jonida Shehu, shumë shpejt do të rikthehet në ekran.
Pasi la programin “Pasdite në Top Channel”, Jonida ka qenë e angazhuar me projekte të tjera artistike në prezantim. Pas festivalit të RTSH-së, ku qëndroi në krah të Adi Krastës, moderatores së njohur të ekranit iu besua për dy netë edhe prezantimi i Miss Shqipëria, në edicionin e 20-të, që u organizua pak ditë më parë në kalanë e Tiranës.
Për “Jo vetëm modë”, Jonida tha se sezonin e ri televiziv do të rikthehet në ekran, por nuk do akoma të tregojë se në cilin ekran: “Do të rikthehem sezonin e ri, ku nuk ta them dot për momentin. Janë edhe tre muaj përpara, çdo gjë mund të ndodhë edhe në minutën e fundit”, – tha ajo pa dashur të zbulojë më tepër, por konfirmoi: “Unë kam plan të rikthehem, të shpresojmë që çdo gjë të shkojë sipas planit deri në shtator-tetor.”
Për ekranin, Jonida e di mirë që sapo të flasë, do ta gjejë veten në çdo portal, ndaj zgjedh më mirë të flasë kur të jetë momenti: “Pastaj ku? Ka shumë portale sot, do vijë një moment që do kuptoni cili është lajmi i vërtetë.”
E pyetur në fund nëse do të jetë një format i ngjashëm me atë që ka qenë më herët, Shehu përgjigjet shkurt: “Aspak i ngjashëm…”