Mbrëmjen e sotme, Jonida ka qenë duke lëvizur me makinë dhe duket se ka ndaluar në vendin e gabuar. Si shkak i kësaj, policia ka shkuar menjëherë për të vendosur gjobën, por ajo ç’ka vihet re është fakti se makina e policisë është parkuar gabim. Pra, policia gjobit për parkim të gabuar ndërkohë që bën të njëjtën gjë.
“Ja degjenerimi i ligjit të shtetit. Unë kam parkuar gabim dhe jam burim aksidenti. Këta punonjësit e shtetit jo. Sa turp!”- ka shkruar Jonida bashkangjitur me foton.
Pabarazia midis njerëzve dhe punonjësve të shtetit duket se e ka irrituar atë gjatë mbrëmjes së kësaj fundjave.