Jonida dhe Romeo në ‘BBV3’? Këngëtarja shuan kureshtjen për publikun…

Edhe pak javë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të ‘Big Brother Vip’. Teksa tashmë dimë disa nga emrat e personazheve që përflitet se do të marrin pjesë, në shtëpinë më të famshme gjithashtu janë duke u bërë punimet përfundimtare deri në nisjen e spektaklit të famshëm. Një prej emrave të shumëpërfolur që do të marrë pjesë është edhe Romeo Veshaj.

Në premierën e filmit “5 Herë JO” Ronaldo Sharka ka intervistuar ish të dashurën e tij, këngëtaren Jonida Maliqin, ku e ka pyetur: “Kanë qarkulluar shumë lajme se Romeo do jetë në “BBV3” po ashtu edhe Jonida, ke pasur një ftesë?”

Advertisement

Jonida është përgjigjur duke thënë se e ka marrë një ftesë por nuk është personazh për BBV.

“Kam pasur ftesë për në Big Brother 1 , po nuk mendoj se jam personazh për Big Brother se do t’i vija zjarrin asaj shtëpie…”, tha Jonida.