Një atmosferë shumë e ngrohtë duket në në banesën e Merlin Haxhiymerit dhe Jon Gjebreas, të cilët mesa duket kanë nisur të bashkëjetojnë në Boston…
Më pas si Merlin ashtu dhe Joni kanë publikuar pamje nga dritarja e shtëpisë ku shihet një lagje e mbuluar nga bora. Ndërkohë brenda shtëpisë ata kanë personalizuar hapësirën, siç tregojnë shkronjat M dhe J në mur si dhe qirinjtë aromatikë mbi tavolinë.
Nga fotot kuptojmë gjithashtu që e fejuara e tij qenka një fanse e çmendur e Shrek. Po me zbukurimet çfarë ka ndodhur? Përse nuk i kanë hequr ende, festat kanë pak që kanë kaluar…