Johnny Depp rikthehet tek “Piratët e Karaibeve”, pesë vjet pas filmit të fundit!

Për fansat e aktorit, ishte një lajm i gëzuar: Pesë vjet pas filmit të fundit, Johnny Depp do të rikthehet në rolin e Jack Sparrow-t tek “Piratët e Karaibeve”, një personazh ky të cilin ai e bëri mjaft të dashur për publikun botëror me interpretimin e vet brilant.

Depp, i cili luajti në të pesë filmat e mëparshëm të sagës, është planifikuar të nisë xhirimet e provës në Mbretërinë e Bashkuar në muajin shkurt. Burimet thanë se titulli i filmit të ri, i realizuar nga Disney, ështe “A Day At The Sea”.

Advertisement

“Johnny do të kthehet si kapiten ‘Jack Sparrow’ dhe është planifikuar të fillojë xhirimet në fillim të shkurtit në një vend sekret në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithçka është në fazat e hershme dhe ende nuk ka asnjë regjisor të lidhur me projektin, i cili quhet ‘A Day At The Sea”, pohoi personi në fjalë.“Të gjitha detajet e tjera po mbahen të fshehura. I gjithë projekti është i mbuluar me fshehtësi dhe Disney dëshiron të mbajë gjithçka sekret sa më shumë që të mundet”, shtoi burimi për The Sun. Depp, 59 vjeç, bëri debutimin e tij si kapiten Sparrow në “The Curse Of The Black Pearl” në vitin 2003. E ardhmja e tij në këtë rol megjithatë, u vu në dyshim pasi ai humbi gjyqin për shpifje kundër tabloidit britanik The Sun në nëntor të vitit 2020, megjithatë në fund, fitoi gjyqin “e madh” kundër ish bashkëshortes Amber Heard, që e akuzonte për përdorim të dhunës ndaj saj.