Aktori i “Squid Game” akuzohet për ngacmim seksual…

Aktori O Yeong-su i njohur për rolin e tij në një ndër serialet më të ndjekur në Netflix, “Squid Game”, është përballur me akuza për ngacmim seksual.

Prokuroria e Koresë së Jugut, ngriti akuzat karshi aktorit, duke pretenduar se 77-vjeçari preku trupin e një gruaje kundër vullnetit të saj. Ngjarja ndodhi në vitin 2017 dhe viktima e denoncoi incidentin në polici gjatë dhjetorit të kaluar. Çështja u mbyll në prill dhe u rihap sërish me kërkesën e viktimës.

Advertisement

Aktori mohoi akuzat në mënyrë të prerë dhe tha se i ka kërkuar falje viktimës, por u shpreh se ndjesa nuk kishte lidhje me akuzat e pretenduara nga ana e viktimës.