Johnny Depp ndodhej në Berlin për të performuar me grupin ku bën pjesë së bashku me Alice Cooper dhe Joe Perry, Hollywood Vampires, por ndryshimi i tij drastik i shqetësoi të gjithë.
Nga fotot e shkrepura jashtë hotelit ku po nënshkruante disa autografe u dallua se aktori kishte rrënë jashtë mase nga pesha, dhe kishte diçka të çuditshme në pamjen e tij që i bëri fansat të mendojnë se 54-vjeçari mund të jetë i sëmurë.
Burime për Hollywood Life janë shprehur se Johnny është shumë i stresuar dhe për këtë arsye e kalon gjithë kohën nëpër festa. Për më tepër që momentalisht ai është beqar, nuk ka dikë që të kujdeset për të dhe e ka lënë veten pas dore. Sipas miqve të tij, aktori nuk është duke u ushqyer mirë, prandaj duket i zbehtë në fytyrë. Si dhe duket më i dobët, pasi ka hequr mjekrën dhe ka shkurtuar flokët.
Shpresojmë që aktori të marrë veten, por ne do të na marrë malli për kohën kur Depp dukej si më poshtë…