Një ditë e mbushur plot me emocione për familjen Mamaqi, pasi djali i tyre i vetëm Joel Mamaqi ka filluar kopshtin. Dje ka qenë dita e tij e parë e kopshtit edhe pse ende si ka bërë katër vite.
Ami ka qenë ajo që ka ndarë më ndjekësit një foto nga dita e parë e Joelit ku realisht shihet mjaft i qeshur, ndryshe nga pjesa tjetër e fëmijëve që e përjetojnë ndarjen nga prindërit e tyre.
“My sunshine! Suksese dashuria e mamit!”, shkruan Ami në foton e postuar. Në duart e Joelit nuk mungon sigurisht as një tufë lule për edukatoren.