Jo vetëm Rita Ora, artistet shqiptare “pushtojnë” MTV EMA, kush do të performojë në event…

MTV EMA nuk mund të mos mburret me artistët që do të këndojnë në event. Së fundmi, është raportuar se artistë si Lewis Capaldi, David Guetta, Muse si dhe dy shqiptaret Bebe Rexha dhe Ava Max janë përzgjedhur si interpretuesit e këtij viti. Capaldi do të japë performancën e tij të parë në këtë event.

Ndërsa Max, Rexha, Guetta, Gorillaz dhe Muse po kthehen si interpretues, ata gjithashtu kanë fituar pjesën e tyre të nominimeve këtë vit. Së bashku për hitin më të fundit”I’m Good (Blue)”, Rexha dhe Guetta janë kundër Max dhe DJ holandez Tiësto “The Motto” për bashkëpunimin më të mirë.

Advertisement

Siç u njoftua në fillim të kësaj jave, emisioni do të drejtohet nga ylli tjetër shqiptar Rita Ora dhe partneri i saj, Taika Waititi. Harry Styles kryeson nominimet duke marrë shtatë prej tyre, përfshirë artistin më të mirë, këngën dhe videon më të mirë. Taylor Swift pason me gjashtë nominime.