Përpos qytetarëve nga vende të ndryshme të Shqipërisë, protestës së opozitës për të këkruar largimin e Minsitrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj i është bashkuar dhe reperi, Arkimed Lushaj (i njohur si Stresi).
Stresi tha se në protestë kishte vajtur me 100 mbështetës.
“Jam që nga ’95-a me PD-në. Jemi këtu për një kauzë tonën dhe të gjithë shqiptarët e dinë. Sot protestohet jo vetëm për Xhafajn, protestohet kundër Edi Ramës dhe sistemit komunist fashist të Enver Hoxhës. Kam ardh me 100 çunat e mi në këtë protestë për largimin e qeverisë dhe Edi Ramës”, u shpreh Stresi.